Kuvendi i Përgjithshëm Zgjedhor

383A1414

Me datë 27 Maj 2023, Kryqi i Kuq i Kosovës mbajti Kuvendin e Përgjithshëm Zgjedhor. Gjatë punimeve në këtë Kuvend u prezantuan të arriturat e Kryqit të Kuq të Kosovës për periudhën katër vjeçare si dhe plani i punës dhe ai financiar për katër vitet e ardhshme, të cilat unanimisht u miratuan nga të gjithë delegatët e pranishëm.

E veçanta e këtij Kuvendi ishin zgjedhjet për organet drejtuese të Shoqatës së Kryqit të Kuq të Kosovës, më konkretisht zgjedhja e Kryesisë Qendrore të Kryqit të Kuq të Kosovës, Komisioni Financiar, si dhe Zëvendës Kryetari dhe Kryetari me mandat katër vjeçar.

Zgjedhjet u zhvilluan në përputhje me Statutin e Kryqit të Kuq të Kosovës. Me këtë rast Kryetar për mandatin e ardhshëm u rizgjodh Znj. Feride Hyseni, ndërsa zëvendës Kryetar u zgjodh Dr. Idriz Berisha, si dhe Kryesia e re e përbërë nga 15 anëtarë.

Kryqi i Kuq i Kosovës falënderon organet drejtuese të deritanishme, njëkohësisht organeve drejtuese të sapo zgjedhura ju urojmë suksese në përmbushjen e Misionit të shenjtë të Kryqit të Kuq të Kosovës.