“Koordinimi dhe Vlerësimi i Nevojave për Rimëkëmbje nga Vërshimet”

01

Në kuadër të projektit “Koordinimi dhe Vlerësimi i Nevojave për Rimëkëmbje nga Vërshimet”, Kryqi i Kuq i Kosovës në Bashkëpunim me AME dhe mbështetur nga UNDP organizoi punëtorinë dy ditore për hartimin e Kornizës për Rimëkëmbje të Hershme si dhe Planin e Veprimit për Komunat më të prekura nga vërshimet e janarit 2023.

Gjatë ditës së parë u zhvilluan aktivitete me pjesëmarrës nga niveli qendrorë deri sa në ditën e dytë Aktivitetet u zhvilluan me pjesëmarrës nga niveli lokal të komunave të prekura nga Vërshimet e muajit janar 2023.