Nënshkruhet marrëveshja për bashkëfinancimin e projektit për ndërtimin e objektit të Kryqit të Kuq

v1

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se bashkë me kryetaren e Kryqit të Kuq të Kosovës, znj.Feride Hyseni, kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëfinancimin e projektit “Ndërtimi i objektit për nevoja të Kryqit të Kuq të Kosovës dega në Vushtrri”.

“Me përfundimin e punimeve, punëtorët e Kryqit të Kuq që janë gjithmonë në shërbim të qytetarëve vushtrrias do të kenë një objekt me kushte më të mira për punë”, tha kryetari Idrizi.