Konkurs për pozitën Sekretar Dege

Konkurs-pune-940x400-1-q1sz20n6bpogor299cdd1p3k5p1cp0lvhucwix3yq0-q5j5h7hhr732dalhhhv5cunsq5s2tyghv4dnnsz820

Kryesia e Kryqit të Kuq të Kosovës,  në mbledhjen e vet të mbajtur më 13/09/2023, merr vendim të  shpall:

KONKURS

Për pozitën:

Sekretar i Kryqit të Kuq të Kosovës – Dega Mitrovicë (1 pozitë); Dega Skenderaj (1 pozitë); Dega Shtime (1 pozitë) dhe Dega Lipjan (1 pozitë);

Të drejtë konkurimi kanë të gjithë qytetarët e Komunave të lartpërmendura.

Detyrat:

  1. Është përgjegjës për zbatimin e vendimeve të Kuvendit të Degës, Kryesisë së Degës dhe Sekretarit të Përgjithshëm.
  1. Është përgjegjës për menaxhimin dhe zhvillimin e programeve, projekteve, aktiviteteve në territorin e degës sipas politikave, rregulloreve dhe vendimeve të nivelit qendror
  2. Është përgjegjës për administratë, financa dhe pasurinë e degës
  3. Harton dhe propozon planin vjetor të punës dhe financiar, në bashkëpunim me komisionin financiar të degës.
  1. Raporton për punën e bërë në Degë dhe planin e punës, në Kryesi të Degës, Kuvend të Degës dhe Zyrën Kryesore
  2. Përgjegjësit e tjera sipas Statutit dhe rregulloreve të Shoqatës

Kushtet:

  • Gradë Universitare ose Kualifikim profesional në menaxhim
  • Të ketë përvoje pune në punë të ngjashme  (përparësi)
  • Të ketë njohuri për Kryqin e Kuq
  • Të njoh punën me kompjuter (Microsoft Office)
  • Njohja e gjuhës angleze (përparësi)
  • Patentë shoferin  – Kategoria B
  • Përvoje pune në KKK- (përparësi)
  • Vullnetar i Kryqit të Kuq të Kosovës –  (përparësi)

Dokumentacioni i kërkuar:

  • Aplikacionin për pranim; shkarkoni –  https://redcross-ks.org/publikimet/
  • Kopje e diplomës
  • Dëshmi mbi përvojën e punës (vërtetime dhe rekomandime nga punëdhënësi)
  • Kopja e Letërnjoftimit
  • CV

Konkursi mbetet i hapur 7 ditë nga dita e shpalljes.

Aplikacioni së bashku me dokumentacionin e kërkuar të dorëzohet në adresën e mëposhtme.    

____________________________________________________________________________________________________________

Rr.”Enver Zymberi” Nr 24,  10 000 PRISHTINË;   Tel +383 (0)38 242284  Tel. +383 (0) 38 221427;   E-mail: info@redcross-ks.org